
Lexoni edhe:
E kryer, Allegri e konfirmon largimin e Cristiano Ronaldos
Brenda pak orësh do të mësohet klubi i ri i Cristiano Ronaldos.
Ai s’do të jetë më pjesë e Juventusit, e ka konfirmuar zyrtarisht edhe trajneri, Massimiliano Allegri.
“Cristiano Ronaldo më ka treguar dje se dëshiron të largohet menjëherë. Është e vërtet dhe e konfirmuar. Për këtë ai nuk ishte në stërvitje sot dhe s’do të jetë as për ndeshjen me Empolin. Nuk jam i zemëruar me të. Ai po kërkon klub të ri, kështu është jeta”, tha Allegri pak caste më parë.
E kryer, Allegri e konfirmon largimin e Cristiano RonaldosLexoni edhe:
Kurse tani, gazetari Fabrizio Romano bën të ditur se CR7 është duke lënë Torinon me aeroplan privat dhe se brenda pak orësh do të mësohet klubi i ri.
Se ku do të shkojë, a do të jetë destinacioni i ardhshëm Anglia te Manchester City, mbetet të shihet.
(Kosova Sot Online )