Përballje interesante në Superkupën e basketbollit
Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, që po organizohet në Prishtinë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Takim shumë interesant pritet ai ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, skuadra këto që e synojnë trofeun e çmuar.
Si Vreshtarët, ashtu edhe mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime dhe hyjnë me synime të mëdha në këtë edicion.
Sfida tjetër është ajo në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.
Therandasit edicionin e kaluar e fituan titullin në Kosovë dhe Ligën Unike, ndërsa prizrenasit shpresojnë në një edicion sa më të suksesshëm.
Takimet do të zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19.
(Kosova Sot Online)