Shqipëria kërkon pikë në Poloni sonte
Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores së tretë në Grupin I të kualifikimeve për Botërorin 2022
Kombëtarja shqiptare do të vizitojë sonte Poloninë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin I të Botërorit 2022.
Kuqezinjtë aktualisht gjenden në vendin e tretë me 6 pikë pas tri ndeshjesh të zhvilluara.
E trupa e Edy Rejas ka shkuar në Poloni për të marrë pikë.
“Shqiponjat” janë të motivuara mjaftueshëm për ta tentuar fitoren ndaj polakëve.
Lewandowski me shokë gjenden në vendin e katërt me 4 pikë dhe e duan fitoren e dytë në këto eliminatore.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës duke filluar nga ora 20:45.
Më pas, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshje në shtëpi: më 5 shtator e pret Hungarinë e më 8 San Marinon.
Shqipëria do ta kërkojë kualifikimin historik në Botërorin e Katarit.
(Kosova Sot Online)