Caktohet gjyqtari i ndeshjes Kosovë-Greqi
UEFA ka caktuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Greqi, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.
Gjyqtari francez, François Letexier do të ndajë drejtësinë në këtë takim mjaft të rëndësishëm për “Dardanët” me asistentët Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni.
Gjyqtari i katërt në këtë takim është caktuar Jeremy Stiant derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.
Kjo ndeshje zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë në po të njëjtin stadium, Kosova e pret Spanjën.
(Kosova Sot Online)