![](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/04/200x200_auto_auto_auto_auto1617434760162486716416257230561630740173.jpg)
Lexoni edhe:
Zbulohet afera me e re kriminale e Shpend Ahmetit me kompanitë ndërtimore për përfitim disa dhjetra-milionësh në fund të mandatit! Ku është PSRK dhe Qeveria qendrore?
Kosova nesër luan ndeshjen ndaj Greqisë, të vlefshme për kualifikimet për Kampionat Botëror në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas rreth dy viteve, pritet që Kosova ta ketë përkrahjen e tifozëve “Dardanët” në këtë takim, ndonëse me numër të limituar.
Vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit do të jetë e disponueshme për tifozët dhe zyrtarët e institucioneve.
Ende nuk dihet saktë numri i “Dardanëve” që do të jenë në stadium, ndërsa tribuna lindore do t’u takojë atyre. “Ende s’kemi zyrtare assgjë sa i përket numrit. Çfarë dihet deri tani është se tribuna lindore është e jona”, tha kryetari i “Dardanëve”.
Tutje, ai tha se sot do të ketë takim me Ministrinë e Shëndetësisë për të tentuar të lejohet 20% e kapacitetit të stadiumit, por tha që gjasat që kjo të ndodhë janë minimale.
“Unë sot kam takim me Ministrinë e Shëndetësisë, të shohim edhe pse gjasat janë tepër të vogla”, tha ai.
Pas ndeshjes me Greqinë, Kosova më 8 shtator e pret Spanjën po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.
(kosova Sot Online )