
Lexoni edhe:
Ndryshime në Kombëtaren e Spanjës para ndeshjes me Kosovën
Milani është i gatshëm të luftojë për titull në Serie A këtë sezon, pasi është duke shkuar në rrugën e duhur, sipas ish-mbrojtësit të kuqezinjve dhe Italisë, Alessandro Nesta.
Nesta i kaloi 10 vjet si lojtar i Milanit – pasi ishte bashkuar atij nga Lazio më 2002 – dhe i zhvilloi 326 ndeshje për kuqezinjtë.
Ndryshime në Kombëtaren e Spanjës para ndeshjes me KosovënLexoni edhe:
Skuadra e Stefano Piolit e mbylli sezonin e kaluar në vendi ne dytë dhe u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shtatë vjetëve mungesë.
Kuqezinjtë e kanë nisur mirë edhe sezonin e ri, duke i fituar të dy ndeshjet e para në ligë.
“Milani është pretendent për titull në Serie A. Mbase Milani nuk e nis sezonin si favorit, por kjo nuk është patjetër diçka e keqe, përkundrazi”, tha Nesta.
“E vërteta është se ka shumë ekipe të cilat mund ta fitojnë titullin këtë vit. Një gjë është e sigurt: Milani është në rrugën e duhur”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)