PSG shpreson ende që Mbappe do ta nënshkruajë kontratën e re
Klubi parisien është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin me sulmuesin e rrezikshëm francez. Nga ana tjetër, 22 vjeçari duket se shpreson të transferohet në Real Madrid
Paris Saint-Germani vazhdon të shpresojë që Kylian Mbappe do ta nënshkruajë kontratën e re.
Sulmuesi francez e kërkoi largimin nga Parisi gjatë kësaj vere, por klubi nuk e lëshoi atë.
Real Madridi u prezantua me disa oferta, por në fund kampioni i botës me Francën mbeti në “Parkun e Princave”.
E tash, ish-futbollisti i Monacos ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me parisienët.
Por, sipas mediumit britanik “The Athletic”, sheikët e PSG-së po mundohen ta bindin lojtarin ta vazhdojë kontratën afatgjate me një rrogë të majme.
Megjithatë, duket se në mendjen e 22 vjeçarit qëndron vetëm Real Madridi, të cilit mund t’i bashkohet si lojtar i lirë në vitin 2022.
(Kosova Sot Online)