![](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/07/200x200_333333333333331630993488.jpg)
Lexoni edhe:
Prokuroria dhe Shërbimi i Inteligjencës Kosovare të hetojnë lidhjet e treshes kriminale Shpend Ahmeti-Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri me nëntokën kriminale!
Juventusi është duke tentuar që t bëjë një goditje të trefishtë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër e di se nuk e ka skuadrën shumë konkurruese në këtë sezon dhe duhet të përforcohet më shumë. Largimi i Cristiano Ronaldos i ka dobësuar edhe më shumë ata dhe starti në Serie A për edicionin 2021/22 nuk ishte më i miri i mundshëm.
Boankonerët kanë një humbje dhe një barazim, andaj transferimet në janar janë të pashmangshme.
Juventusi është i etur për të thelluar investimet e tyre në talentë francezë, shkruan Calciomercato, pasi ata kanë krijuar një listë të lojtarëve në Ligue 1 që duan të ndjekin gjatë vitit të ardhshëm.
Houssem Aouar dhe Rayan Cherki nga Lyon dhe Benoit Badiashile nga Monaco konsiderohen ndër objektivat e tyre kryesorë.
(Kosova Sot Online )