Lexoni edhe:
CR7 më i miri i të gjitha kohërave, para Messit dhe Peles
Kampioni aktual italian është duke u munduar t’i “blindojë” yjet e tij me kontrata të reja. Me Lautaro Martinezin tashmë e ka arritur marrëveshjen.
Interi është duke u munduar t’i sigurojë yjet e tij me kontrata të reja afatgjate.
“Nerazzurri” tashmë kanë arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026.
Ndërsa, pas tij është rendi i Nicolo Barellas.
CR7 më i miri i të gjitha kohërave, para Messit dhe PelesLexoni edhe:
Në javët në vazhdim, “Zikaltrit” do t’ia prezantojnë atij ofertën për kontratën e re.
Gjithashtu, Interi i ka hapur bisedimet me Marcelo Brozovicin, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.
Kontrata aktuale e mesfushorit kroat do të skadojë në qershor të vitit tjetër.
Andaj, kampionët synojnë ta “blindojnë” edhe futbollistin e tyre të rëndësishëm.
Interi synon ta fitojë titullin e kampionit në Itali edhe këtë vit.
(Kosova Sot Online )