Lexoni edhe:
Kërkohet dorëheqja e kryeministrit malazez dhe Abazoviqit
Lulzim Berisha, kryetari i grupit zyrtar të tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët”, ka mbetur i tërbuar nga një tifoz i cili e nxori në shitjen biletën e ndeshjes kualifikues mes Kosovës dhe Spanjës për Kupën e Botës, duke bërë thirrje që ai të burgoset.
Kombëtarja e Kosovës e pret Spanjën sonte në orën 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Botërorin 2022.Për shkak të masave të rrepta kufizuese të pandemisë Covid-19 dhe faktit se lejohet mbushja e vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi të mos nxjerr në shitje bileta për ndeshjen e së mërkurës mbrëma.
Biletat në dispozicion iu dhanë tifozëve zyrtarë të ekipit kombëtar, por njëri prej tyre duket se kishte plane të tjera për këtë mbrëmje.
Kërkohet dorëheqja e kryeministrit malazez dhe AbazoviqitLexoni edhe:
Tifozi me emrin Arlind H Zogaj e nxori në shitje biletën e tij për këtë ndeshje në një faqe marketingu në Facebook.
“Shitet bileta Kosova-Spanja. Çmimi me marrëveshje”, shkroi ai në përshkrimin e fotografisë së biletës, ku e kishte lënë edhe numrin kontaktues.
Berisha e ka shpërndarë fotografinë e Zogajt, duke shprehur tërbimin e tij me tifozin.
“Me pas shtet taman qysh un e du kta 18 vjet burg ja kisha jap Marreeeeee”, shkroi Berisha në llogarinë e vet në Facebook. Kosova është pothuajse e pashpresë dhe pa gjasa për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, pasi i ka vetëm katër pikë në vendin e tretë.
Por verdhekaltrit do të kërkojnë t’ia bëjnë Spanjës jetën sa më të vështirë, pasi ajo synon vendin e parë në Grupin B.
Spanja i ka 10 pikë në vendin e parë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, por i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se kjo e fundit. Prandaj, vendi i parë në grup nuk është i sigurt për furinë e kuqe.
Vendi i parë shkon direkt në Katar 2022, ndërsa vendi i dytë luan në play-of.
(Kosova Sot Online )