Trajneri i Norwich për Rashicën: Jemi të lumtur që e kemi
Milot Rashica është zgjedhur futbollisti i muajit gusht tek ekipi i tij i ri, Norwich City.
Kjo është bërë e ditur nga vet klubi anglez, i cili u krenua me startin e yllit kosovar në Angli.
Trajneri i Norwich, Daniel Farke e lavdëroi yllin kosovar për paraqitjet e tij.
“Jam shumë i lumtur me zhvillimin e Milotit. Ka ende shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Mendoj se meriton shumë lavdata dhe jemi të lumtur që e kemi”, tha Farke.
Edhe pse ende nuk e ka gjetur golin, Rashica po tregon paraqitje të mira me klubin e inkuadruar në Premierligë këtë edicion.
(Kosova Sot Online)