Zbutet FIFA, lejon futbollistët brazilianë të luajnë këtë fundjavë në Angli

  • 11 September 2021 - 10:43
Zbutet FIFA,  lejon futbollistët brazilianë të luajnë këtë fundjavë në Angli

FIFA ka marrë vendim që t’i lejojë futbollistët brazilianë të zhvillojnë ndeshjet e tyre me klubet angleze këtë fundjavë. Ata pritej të ndaloheshin të luajnë këtë fundjavë për shkak të rregullave anti-COVID të vendosura në Brazil, por megjithatë ekipet angleze do t’i kenë në dispozicion futbollistët qysh në këtë fundjavë.

“Bazuar në sinjalet pozitive dhe dialogun konstruktiv që FIFA ka marrë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar drejt ndeshjeve ndërkombëtare në tetor, duke pranuar se lojtarët nuk kanë kontroll mbi situatën ekstreme të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe kufizimet sanitare të vendosura aktualisht dhe, si një shenjë e mirëbesimi, vullneti i mirë dhe bashkëpunimi, shoqatat anëtare të Brazilit, Kilit, Meksikës dhe Paraguait, në konsultim të ngushtë me FIFA-n, kanë marrë vendimin për të tërhequr ankesat e tyre në lidhje me lojtarët me bazë në Angli dhe lojtarët që do të luajnë në Angli, të cilët nuk u liruan për ndeshjet e fundit ndërkombëtare”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

 Më 8 shtator 2021, Presidenti i FIFA -s, Kryetari i Përkohshëm i FA dhe Kryetari i Premier League i dërguan një letër të përbashkët Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tani është e hapur për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme me tre organizatat, të cilat po punojnë ngushtë së bashku në frymën e mirëkuptimit reciprok, në interes të të gjithëve.

(Kosova Sot Online )