Interi ka gati rinovimin dhe shiritin e kapitenit për Barellan

  • 11 September 2021 - 11:58
Interi ka gati rinovimin dhe shiritin e kapitenit për Barellan

Interi po përpiqet të hedhë bazat për të ardhmen dhe me rinovimet në prag, drejtuesit tentojnë të bindin me çfarëdo mënyre futbollistët më të mirë të tyre për të mos lejuar joshjen nga klubet e tjera evropiane.

Nicolo Barella pas sezonit të shkëlqyer me zikaltrit dhe Evropianit me Italinë, ka qenë objekt dëshire për shumë trajnerë, por Inzaghi ia ka bërë të qartë vendin.

Paga minimale prej 5 milionë eurosh dhe zgjatja e kontratës deri në vitin 2026 janë armët e drejtuesve, të cilët kanë edhe një as tjetër nën mëngë.

Shiriti i kapitenit, i parashikuar prej kohësh për mesfushorin, duket se sezonin tjetër do t’i dorëzohet më në fund dhe do të jetë në krahun e Barellas, për aq sa të mbajë veshur fanellën zikaltër.

Në qershor mbaron edhe kontrata e kapitenit aktual Handanovic, për të cilin rinovimi nuk është në plan, ndaj për Interin dhe Barellan do të jetë koha ideale për t’i dhënë fjalën njëri-tjetrit, për një “martesë” që tifozët shpresojnë të zgjasë shumë në kohë.

(Kosova Sot Online )