Lexoni edhe:
Lautaro e kthen epërsinë e Interit ndaj Sampdorias me gol të bukur
Lionel Messi nuk e meritoi të largohej nga Barcelona në mënyrën sesi ndodhi dhe largimi i tij ka mundur të shmangej, këmbëngul presidenti i La Ligës, Javier Tebas.
Barcelona u përpoq të nënshkruante marrëveshje të re me Messin, pasi kontrata e tij e kaluar kishte skaduar në fund të sezonit të kaluar.
Lautaro e kthen epërsinë e Interit ndaj Sampdorias me gol të bukur Lexoni edhe:
Por palët nuk arritën të nënshkruanin marrëveshje, megjithëse ishin të pajtimit për të vazhduar së bashku edhe më tutje. Barça u ankua se rregullat financiare të La Ligës bënë që bisedimet të dështonin.
Tebas e pranon se largimi i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë është goditje e rëndë për ligën elitare spanjolle.
“Mbase largimi i Messit ka qenë më i dhimbshmi, sepse unë personalisht e vlerësoj atë si lojtarin më të mirë në histori. Ai nuk e meritoi të largohej ashtu, jo vetëm për Barçën por edhe për La Ligën”, tha Tebas.
A ishte largimi i Messit i shmangshëm?
Pasi Messi dhe Barça hoqën dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes së re, gjiganti francez Paris Saint-Germain e rrëmbeu sulmuesin argjentinas.
Tebas këmbëngul se 34-vjeçari ka mundur të qëndronte në Camp Nou dhe është i bindur se kjo do të dëshmohet sapo të publikohen shifrat financiare të klubit.
“Bisedova përmes telefonit me Laportën (presidentin e Barcelonës) dhe me bordin e tij të drejtorëve. Kërkuam gjetjen e një zgjidhjeje, nëse arsyeja ishte ekonomike. Por ka qenë për një arsye tjetër, nuk mund ta vlerësoj më”, theksoi Tebas.
Ai shtoi: “Mendoj se sezonin e ardhshëm, kur Barça t’i publikoj numrat, ne do ta shohim nëse Messi ka mundur të qëndronte apo jo. Edhe pse e respektoj vendimin e klubit, gjërat duhet të thuhen ashtu siç janë. Nuk ishte për arsye ekonomike, e di këtë sigurt”.
(Kosova Sot Online)