Po ndizet beteja mbi golashënuesin e vitit 2021

  • 13 September 2021 - 10:49
Po ndizet beteja mbi golashënuesin e vitit 2021

Jemi në muajt e fundit të 2021, por gara për golashënuesin më të mirë në botë po ndizet.

Janë pesë lojtarë që kanë prodhuar shifra fantastike para portës si për klubin ashtu edhe për kombëtare këtë vit kalendarik. Të gjithë do të kenë sytë tek titulli i shënuesit më të mirë të vitit 2021.

Aktualisht lista kryesohet nga ylli i Bayern Munich dhe Polonisë, Robert Lewandowski,  i cili ka 45 gola. Polaku e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës në formë fantastike duke shënuar 6 gola në 4 ndeshje.

Në vendin e dytë është sensacioni norvegjez Erling Haaland, i cili ka 38 gola. 21-vjeçari gjithashtu e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës duke shënuar 5 gola në 4 ndeshje.

Në vendin e tretë kemi Lionel Messin, i cili së fundmi  u transferua nga Barcelona te PSG. “La Pulga” ka shënuar 36 gola. Ai ende nuk e ka bërë “sefte” me ekipin e ri.

Shoku i Messit te PSG, Kylian Mbappe është dy gola mbrapa me 33 të tillë. Francezi ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje të Ligue 1.

Vendin e pestë e zë Cristiano Ronaldo i Manchester United, i cili ka gjithsej 31 gola. Ylli portugez kohët e fundit u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave  në futbollin ndërkombëtar të meshkujve me 111 gola për vendin e tij. Po ashtu ai bëri një debutim ëndrrash kur u kthye në “Old Trafford” duke shënuar dy gola ndaj Newcastle.

Më shumë se tre muaj e gjysmë kanë mbetur nga fundit i vitit 2021, ka ende shume gola për të shënuar nga këta “makineri”.

(Kosova Sot Online )