Lexoni edhe:
Me një lojtar më shumë në fushë, Young Boys reagon dhe i shënon Unitedit
Manchester United e ka nisur me humbje aventuren në Ligën e Kampionëve. Djajtë e Kuq u mposhten nga Young Boys.
Largimi i Aaron Wan-Bissakas me të kuq në minutën e 35’, ka bërë që Manchester United të vuajë në Zvicër, pasi humbi në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Me një lojtar më shumë në fushë, Young Boys reagon dhe i shënon Unitedit Lexoni edhe:
Për United shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 14’, duke debutuar me gol në Champions për Unitedin.
Ai gjithashtu barazoi Iker Casillasin si lojtari me më së shumti paraqitje në Champions, 177.
Por në fund nuk pati vlerë goli i CR7, dhe e keqja nisi nga minuta e 35’, kur Unitedi mbeti me 10 lojtarë në fushë.
Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua direkt me të kuq, pas një ndërhyrje të rrezikshme, për t’u largua nga fusha.
Pas tentimeve të shumta, në minutën e 66’, Young Boys e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë. Nicolas Ngamaleu arriti që të shënojë për 1-1.
Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me këtë rezultat, në minutën e 95′, realizoi Theoson Jordan Siebatcheu për rezultatin përfundimtar 2-1.
Ndeshja tjetër në Grupin F zhvillohet nga ora 21:00, në mes të Villarrealit dhe Atalantës.
(Kosova Sot Online)