
Lexoni edhe:
Tifozët ndalojnë Joao Felixin: “Ju lutem, dëmtojeni Griezmannnin…”
Adnan Januzaj ka lënë gjurmë në barazimin 2-2 të Real Sociedad me PSV në Europa League.
Futbollisti shqiptar arriti që të shënojë gol, të parin për këtë sezon.
Ai u shpreh se që në fillim e dinin se s’do ta kishin aspak të lehtë kundër PSV-së dhe se dhanë maksimumin deri në fund.
“E dinim se në PSV do të jetë ndeshje e vështirë, është ekip që luan mirë, po ashtu edhe ne dhe besoj se kemi dhënë gjithçka deri në fund për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Januzaj.
Tifozët ndalojnë Joao Felixin: “Ju lutem, dëmtojeni Griezmannnin…”Lexoni edhe:
“Ne gjithmonë duam të luajmë mirë, dhe kemi tentuar të fitojmë këtë ndeshje si çdo ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu, kanë mbetur edhe pesë ndeshje”.
Ai foli edhe për sfidën e vikendit, që Real Sociedad do ta zhvillojë me Sevillën.
“E dimë se Sevilla është ekip i fort, që mbrohen mirë dhe sulmojnë mirë, duhet të pushojmë tani për të qenë gati për Sevillën”.
(Kosova Sot Online )