Dortmund po përgatitet për largimin e Haaland, mund ta zëvendësojë me Wernerin

  • 18 September 2021 - 11:09
Dortmund po përgatitet për largimin e Haaland, mund ta zëvendësojë me Wernerin

Erling Haaland me shumë mundësi verën e ardhshme do të largohet nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi norvegjez kishte oferta të shumta edhe sivjet, por gjermanët ishin të vendosur për të mos hequr dorë nga shërbimet e tij.

Vitin tjetër aktivizohet edhe një klauzolë, që për 75 milion euro e lë Haaland të lirë. Borussia Dortmund do të duhet të mendojë për pasardhësin e goleadorit.

Që tani kanë nisur zërat e parë dhe në media raportohet se verdhezinjtë mund të transferojnë Timo Werner për të zëvendësuar Haaland.

(Kosova Sot Online )