Përballja e skuadrave të pamposhtura

  • 29 September 2021 - 13:57
Përballja e skuadrave të pamposhtura

Trepça dhe Peja do të ballafaqohen në mes vete në derbin e xhiros së katërt të Superligës së basketbollit, që do të luhet nesër. Xhiroja e katërt e Art Motion Superligës së basketbollit do të fillojë të enjten.

Dueli i parë do të jetë ai në mes të Trepçës dhe Pejës. Këto dy skuadra janë të vetmet të pamposhtura deri tash në elitën e basketbollit kosovar.

Ato i kanë regjistruar nga tri fitore në tri ndeshje. Ky fakt garanton se na pret një ndeshje spektakolare në mes të rivalëve të vjetër të basketbollit të këtushëm. E sfidat tjera të kësaj xhiroje do të luhen në fundjavë dhe pritet të sjellin po ashtu ndeshje interesante. Mbi të gjitha, përballja Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina pritet me kërshëri të madhe. Ky duel do të zhvillohet të dielën.

(Kosova Sot Online )