Martial nxirret në shitje, United ia vendos çmimin e largimit

  • 01 October 2021 - 11:33
Martial nxirret në shitje, United ia vendos çmimin e largimit

Anthony Martial do të largohet nga Manchester United qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez nuk është duke pasur hapësira tek Djajtë e Kuq dhe ka vendosur largimin nga klubi.

Raportimet e fundit në mediat angleze tregojnë se United tanimë ka vendosur që ta shes francezin në afatin kalimtar të janarit dhe i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.

25-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje, ku në total ka 190 minuta, pasi në pesë prej tyre është inkuadruar nga banka rezervë.

Gjiganti anglez i ka vendosur çmimin e largimit dhe nga shitja e tij synon të fitojë 50 milionë euro.

Borussia Dortmund, Barcelona dhe Lyon janë tri skuadrat që po monitorojnë situatën e sulmuesit francez.

Gjithsesi United shpreson që ta shes lojtarin qysh në janar, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk llogarit më në shërbimet e tij. 

(Kosova Sot Online )