
Lexoni edhe:
Media austriake: Shqipëria pikë e nxehtë e drogës dhe klandestinëve
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është lojtari më i mirë në botë tani për tani, edhe më i mirë se dyshja e famshme Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, thotë ish-ylli i Premierligës Chris Sutton.
Goli mahnitës i Salahut në barazimin e Liverpoolit me Manchester City të dielën është përshkruar si njëri prej golave më të mirë në epokën e Premierligës nga ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer.
Sulmuesi egjiptian i ka shënuar nëntë gola në nëntë ndeshje këtë sezon.
Media austriake: Shqipëria pikë e nxehtë e drogës dhe klandestinëveLexoni edhe:
“Tani për tani, ai është më i mirë se (Lionel) Messi dhe (Cristiano) Ronaldo”, tha Sutton.
Pasi e shënoi golin e 100-të në Premierligë në shtator, Salah e realizoi një ndër golat e tij më të mirë kundër skuadrës së Pep Guardiolës në fundjavë.
Ai po ashtu e përgatiti golin hapës të Sadio Manes në atë ndeshje, në të cilën Phil Foden dhe Kevin De Bruyne shënuan nga një herë për t’ia siguruar një barazim Cityt.
“Statistikat e tij në sezonet e fundit janë të jashtëzakonshme. Fakti se ai po e bën këtë në një ligë kaq të fortë tregon se sa i shkëlqyeshëm është ai”, shtoi ish-sulmuesi i Blackburn Rovers.
(Kosova Sot Online )