Lexoni edhe:
Xhaka reagon pas akuzave se refuzoi ftesën e kombëtares së Shqipërisë
Kylian Mbappe i ka paralajmëruar shokët e ekipit në Paris Saint-Germain, Lionel Messi dhe Neymar, se duhet të bashkëpunojnë në fushë dhe të bashkëveprojnë si treshe nëse duan sukses. Përfaqësuesi i Francës Mbappe e di më mirë se çdo kush se ai, Messi dhe Neymari duhet të punojnë së bashku për të qenë të suksesshme si treshe sulmuesve në Paris Saint-Germain. Fituesi i Kupës së Botës u pa duke e kritikuar Neymarin në bankë, pasi braziliani nuk ia kishe pasur topin gjatë një ndeshjeje në Ligue 1 së fundmi.
Derisa e pranon se incidente të tilla janë të natyrshme në futboll, Mbappe thotë se nuk duhet të ketë ndasi mes treshes sulmuesve.
Xhaka reagon pas akuzave se refuzoi ftesën e kombëtares së ShqipërisëLexoni edhe:
“Kur luan në sulm me lojtarë të tillë, duhet ta ndash ëmbëlsirën në mënyrë që të mundë të hanë të tre”, tha Mbappe për RMC Sport.
“Duhet të jesh i mençur. Gjithmonë do të ketë çaste zemërimi, por interesi i vetëm i neve treve është të bëjmë PSG-në të fitojë. Nuk mund të thuash se do t’ia pasoj topin njërit por jo edhe tjetrit”, nënvizoi ai.
Ardhmja e Messit bëri që të dalin lajme se Mbappe ishte i palumtur, por 22-vjeçari i ka hedhur poshtë këtu pretendime.
“Është shumë e lehtë të luash me Messin. Ai e kupton futbollin vërtet, gjithmonë e di se çfarë të bëjë. Nëse i duhet t’i driblojë të gjithë dhe të shënojë gol, ai do ta bëjë. Nëse ai duhet të luajë me një të prekur të topit, ai do ta bëjë. Ai është ndër më të mirët, nëse jo më i miri”, shtoi ai.
Marrëveshja e Mbappes me PSG-në mbaron në verën që vjen dhe kjo nënkupton se ai do të jetë i lirë të flasë me klube të tjera nga janari, edhe pse largimi i tij nga Parisi nuk është i sigurt.
(Kosova Sot Online )