Lexoni edhe:
Xhaka reagon pas akuzave se refuzoi ftesën e kombëtares së Shqipërisë
Zlatan Ibrahimovic do ta kishte fituar Topin e Artë sikur mos të ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në epokën e tij, thotë Pierluigi Casiraghi, i cili po ashtu shpjegon se Interit nuk i mungon Romelu Lukaku.
Casiraghi, 52-vjeçar, ka luajtur për Lazion, Juventusin dhe Chelsean para se të detyrohej të pensionohej në moshën 29-vjeçare për shkak të një lëndimi të rëndë në gju.
Ai ka mundur të luante edhe për shumë vite të tjera por një përplase me portierin e West Hamit Shaka Hislop në nëntor 1998, i shkaktoi dëmtim të pariparueshëm në gju.
Xhaka reagon pas akuzave se refuzoi ftesën e kombëtares së ShqipërisëLexoni edhe:
Duke folur në një intervistë me Tuttospor, Casiraghi diskutoi edhe për sulmuesin e Milanit Ibrahimovic.
“Fuqia mendore e Ibrahimovicit e bën dallimin. Është e veçantë dhe e kombinuar me klas të madh. Zlatani e shkroi historinë por ishte i pafat që i gjeti Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon, të cilët padyshim se janë një hap para tij. Përndryshe, ai do ta kishte fituar Topin e Artë”, tha Casiraghi.
Interi është dy pikë larg Milanit në vendin e dytë dhe po mësohet me jetën pa Romelu Lukakun, i cili u kthye në Chelsea.
“Edin Dzeko dallon me Lukakun, ekipi luan ndryshe me të”, shpjegoi ai
“Ai ka aftësi të mëdha teknike dhe mund t’iu ndihmojë bashkëlojtarëve të shënojnë gola”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )