Bare: Reja më ka ndihmuar të rritem, La Liga kampionat i vështirë për shqiptarët
Përkrah Myrto Uzunit në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare në kompleksin Tropikal në Durrës, ishte edhe mesfushori Keidi Bare.
Sulmuesi kuqezi po kalon një moment të shkëlqyer forme teksa ishte protagonist edhe në sfidën e fundit të La Ligas që Espanyoli fitoi me shifrat 2-1 ndaj Realit të Madridit duke asistuar në golin e dytë të katalanasve të shënuar nga Aleix Vidal.
Bare u shfaq optimist para ndeshjes ndaj Hungarisë ndërsa foli për shanset që kanë kuqezinjtë për vendin e 2-të si dhe për vështirësitë e një kampionati si La Liga.
TITULLAR NË LA LIGA- Në Kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri, kam besim tek lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Dua të them se me Espanjolin po shkojnë gjërat shumë mirë. Kam luajtur rregullisht dhe shpresoj të vazhdoj kështu.
STILI I LOJËS ME KOMBËTAREN- Dhe në Kombëtare bëj të njëjtën lojë, por në Kombëtare luajmë me sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër. Jam më shumë në kontakt me topin te Espanjoli. Jam maksimumin kudo. Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam ushtar që zbatoj rregullat, si këtu edhe te Espanyoli.
VËSHTIRËSITË NË LA LIGA- Një shqiptar e ka të vështirë, kam luftuar dhe punuar shumë të arrij këtu ku jam. Nuk është shumë e lehtë, më e rëndësishme është që të vazhdoj me këtë ritëm dhe të kaloj më lartë, është e vështirë, por me punë dhe seriozitet, arrihet çdo gjë.
SHANSET PËR VENDIN E DYTË- Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë, pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira.
TRAJNERI REJA- Më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapojë pa topin dhe me topin. Ndihem shumë mirë, i shpreh falënderime. Të vazhdojmë me këto ritme. Të futemi për të fituar në këto dy ndeshje dhe për të arritur qëllimet tona”, u shpreh Keidi Bare.
(Kosova Sot Online)