
Lexoni edhe:
Tragjedia në duel boksi: Vrau kundërshtarin me nokaut brutal, reagon luftëtari pasi e kuptoi se rivali nuk jeton më
Nënshkrimi i Barcelona prej 120 milionë eurosh i Antoine Griezmann nga Atletico Madrid do të zbrazte katastrofën e klubit, shtoja kësaj edhe faktin që francezi nuk arriti të japë rezultatet e pritura në fushë.
Drejtori i përgjithshëm i klubit katalanas, Ferran Reverter, ka zbuluar informacione të tjera shqetësuese mbi aspektet financiare të marrëveshjes, të kryera nga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu.“Ne kemi ndjenjën se kur lojtarët u blen, ata [ish -bordi] nuk e dinin nëse mund t’i blinin”.
“Ky ishte rasti në lidhje me Griezmann pasi, natën që ata nënshkruan me të, kuptuan se nuk kishte para për të paguar [për të]”.
“Ata ishin në kërkim të një huaje prej 85 milionë eurosh për të mbuluar atë blerje”, ka thënë Reverter.
Reverter ka lënë të nënkuptohet se ish -presidenca improvizoi, madje edhe në transaksione të mëdha.. Reverter gjithashtu shtoi se Barcelona, në fakt, duhej të paguante më shumë për Philippe Coutinho sesa në të vërtetë u prezantua.
“Nënshkrimi i [Philippe] Coutinho kishte një kosto financiare shtesë prej 16.6 milion [euro]”, deklaroi ai.
(Kosova Sot Online )