Kjaer, i hapur për vazhdimin e kontratës me Milanin

  • 07 October 2021 - 13:05
Kjaer, i hapur për vazhdimin e kontratës me Milanin

Qendërmbrojtësi me përvojë danez mund të luajë edhe për një vit tjetër me “Rossoneri”. Ai po e pret vetëm ofertën nga drejtuesit e klubit. Simon Kjaer është deklaruar hapur se do të donte ta vazhdojë kontratën me Milanin.

Përfaqësuesi danez ka kontratë me “Rossoneri” deri në vitin 2022.

Por, qendërmbrojtësi me përvojë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur edhe një sezon tjetër në “San Siro”.

“Unë nuk jam afër vazhdimit të kontratës me Milanin. Por, unë jam jashtëzakonisht i lumtur që luaj për ‘Rossoneri’. Ndihem mirë, dëshiroj të luaj dhe po e shijoj jetën në Milan. Klubi e di pozicionin tim. Kur ata duan ta zgjidhin çështjen, ata e dinë se mund të më thërrasin”, ka thënë mbrojtësi danez.

Kjaer ka shfaqur siguri në mbrojtjen e Milanit që kur u transferua nga Sevilla.

Në të kaluarën ai ka luajtur edhe në ekipet si Midtjylland, Palermo, Wolfsburg, Roma, Lille, Fenerbahçe e Atalanta. 

(Kosova Sot Online )