![](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/08/200x200_albaniaa-600x3601633681023.jpg)
Lexoni edhe:
Dilema për formacionin, Myrto Uzuni e Endri Çekiçi fitojnë “terren”
Theo Hernandez ishte heroi i Francës në gjysmëfinalen e Nations League kundër Belgjikës, në një ndeshje ku kampionët e Botës arritën të përmbysin rezultatin nga 0-2 në 3-2.
Trajneri Didier Deschamps ka folur pas ndeshjes sigurisht vëmendje mori finalja kundër Spanjës, që zhvillohet pas dy ditësh. Ai e di se Gjelat s’do ta kenë aspak të lehtë të dielën dhe do të vuajnë shumë në fushë.
Dilema për formacionin, Myrto Uzuni e Endri Çekiçi fitojnë “terren”Lexoni edhe:
“Shumë mendonin për një finale Itali-Belgjikë. Belgët zënë vendin e parë në renditjen e FIFA-s prej shumë vitesh, ndërsa ne jemi më poshtë. Spanja tregoi forcën e saj kundër Italisë, që luftoi fort edhe me 10 lojtarë. E njoh mirë kombëtaren spanjolle dhe do të na bëjë të vrapojmë. Kemi tre ditë kohë për të rikuperuar dhe për të synuar trofeun në finale”, u shpreh Deschamps.
Franca luan finalen me Spanjën të dielën me 10 tetor, në ora 20:45.
(Kosova Sot Online )