Marcelo dhe Mendy e gëzojnë Ancelottin

  • G.g /
  • 08 October 2021 - 13:21
Marcelo dhe Mendy e gëzojnë Ancelottin

Reparti defensivë është ai që po çalon më së shumti te Real Madridi.

Deri më tani, në shumicën e ndeshjeve, Carlo Ancelotti është dashur që të arnojë skuadrën si në krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu edhe në atë të majtë – pasi Carvajal, Mendy dhe Marcelo më shumë kanë qëndruar në infermieri.

Sido që të jetë, pas ndeshjeve të kombëtareve, do të ndryshojë fytyra e Los Blancos.

Mendy dhe Marcelo që të dy janë stërvitur të enjten dhe të premten me pjesën tjetër të ekipit dhe tashmë kanë më shumë se një javë kohë që të jenë 100% për sfidat e mëdha që Reali do t’i zhvillojë në fund të këtij muaji.

Ata do të jenë gati për sfidën më të veçantë, El Clasicon, pasi Barcelona do ta presë Realin në ‘Camp Nou’ me 24 tetor, sfidë që do të zhvillohet nga ora 16:15.

(Kosova Sot Online)