Raiola shpërthen dhe kërkon nga Milani të reagojë: “E turpshme çfarë i ndodhi Donnarummës”
Rikthim zhgënjyes, për t’u harruar sa më parë.
Gigio Donnarumma të mërkurën mbrëma u rikthye në San Siro, por si lojtar i Italisë, duke startuar kundër Spanjës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Khtimi në përgjithësi në Milano ishte i pari që prej transferimit falas gjatë verës te Paris Saint Germain.
Pothuajse çdo kund nëpër qytet kishte pankarta kundër tij, derisa në stadium dëgjohej një zhurmë e madhe vërshëllime të shumta sa herë që topi shkonte te Gigi.
Lidhur me atë që ndodhi ka reaguar edhe agjenti, Mino Raioli, i cili kërkon që të reagojë edhe Milani.
“Nuk më pëlqyen vërshëllimat ndaj Gigios. Tani pyes veten se përse Milani nuk ndërhyri zyrtarisht, për të mbajtur distancë nga këto kontestime, për ta mbrojtur në një farë mënyrë. Ishte e turpshme, e trishtë dhe e çuditshme ajo që ndodhi”, u shpreh Raiola.
“Cili ishte faji i tij? Gigio është një djalë që ka dhënë gjithçka si në skuadrën kombëtare, edhe tek Milani. Qëndroi besnik në momentet më të errëta dhe të vështira të klubit. Ai luajti me zemër, përkushtim dhe profesionalizëm deri në ditën e fundit”.
“Më duket e çuditshme dhe zhgënjyese që Milani, duke e ditur të vërtetën, nuk mbajti qëndrim nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk dinte ose nuk kishte mundësi ta mbante”.
(Kosova Sot Online)