
Lexoni edhe:
Pamjet e reja të Wilder e shfaqin atë të frikshëm – amerikani synon nokautimin e Fury
Po është e vërtetë, Antonio Conte po mendon për Newcastle United.
Pamjet e reja të Wilder e shfaqin atë të frikshëm – amerikani synon nokautimin e FuryLexoni edhe:
Newcastle United është bërë me pronarë arabë dhe të gjithë presin që brenda pak vitesh të ndërtojnë një ekip më garues, me yje. Antonio Conte shikohet si trajneri favorit për të marrë drejtimin e klubit anglez, që do ta rikthente atë në Premierligë, pas aventurës me Chelsean.
Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri italian. Për Gazzetta dello Sport, ai nuk ka mohuar asgjë, por ka thënë se vendimi i tij vret krejt nga projekti i një klubi.
“Në përgjithësi më pëlqejnë sfidat dhe kam pranuar shumë gjatë karrierës time. Jam duke parë për një projekt dhe jam gati të qëndroj në shtëpi nëse projekti nuk do më bind. Duhet diçka që unë ta bëj me vizionin, ndershmërinë dhe parimet e mia”, u shpreh ai.
“Edhe klubet më të rëndësishme që kam trajnuar nuk ishin kurrë favoritë kur unë mbërrita. Sidoqoftë, nëse do ketë diçka që nuk do më bindë, preferoj mos ta pranoj pavarësisht parave”.
(Kosova Sot Online )