FSHF: Veç flamuri kombëtar shqiptar lejohet sonte në ndeshjen me Poloninë

  • G.g /
  • 12 October 2021 - 13:22
FSHF: Veç flamuri kombëtar shqiptar lejohet sonte në ndeshjen me Poloninë

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se në ndeshjen e sontme të Shqipërisë ndaj Polonisë do të lejohet vetëm flamuri kombëtar shqiptar.

Kuqezinjtë përballen me Poloninë në “Air Albania Stadium” dhe fitorja do t’u jepte gjasa për kualifikim në fazën e play-offit për Botëror.

Ndërkohë, FSHF ka dalë me njoftim për tifozët shqiptarë që do jenë prezent në stadium.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

(Kosova Sot Online)