Lexoni edhe:
Migrimi i qytetarëve të pashpresë, mjerim në shtetin e kapur nga mafia dhe krimi i organizuar!
Florent Hadërgjonaj nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e Kosovës kundër Gjeorgjisë.
Mbrojtësi ka mbushur numrin e kartonëve, më ndëshkimin që mori në ndeshje ndaj Suedisë.
Por Hadërgjonaj i ka uruar fat bashkëlojtarët për këtë përballje.
“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë”. “Forca Kosova”, ka shkruar ai.
Kosova deri më tani ka 4 pikë, ndërsa kërkon që këto kualifikime t’i mbyll në vendin e tretë.
(Kosova Sot Online )