Starton pjesa e dytë në “Air Albania”, Reja nuk bën asnjë ndryshim
Ka startuar pjesa e dytë mes Shqipërisë dhe Polonisë që po luhet në “Air Albania”.
Në 45 minuta të pjesës së parë, Shqipëria bëri paraqitje pozitive, duke sulmuar portën kundërshtare, por në pamundësi për të quar topin në rrjetë.
Polonia sulmoi dhe rrezikoi me Robert Lewandowskin, por mbrojtja shqiptare ishte e vëmendshme, u mbrojt si ekip dhe arriti që të mbyllë 0-0 pjesën e parë.
Shqipëria po luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi me Poloninë lufton për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit “Katar 2022” dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.
Impianti modern kuqezi ka zënë së paku 22 mijë tifozë, që po i mbështesin 11 “ushtarët” në fushë sonte për të vazhduar ëndrrën drejt Kupës së Botës.
(Kosova Sot Online)