Lexoni edhe:
Simeone: I kërkova Suarezit ta pyesë Messin nëse donte të vinte në Atletico
Kapiteni Xherdan Shaqiri është në formë të mirë, këtë e dëshmoi edhe mbrëmë me dy asistime për fitoren e thellë të Zvicrës, me rezultat 4:0 në Vilnius ndaj Lituanisë.
Futbollisti nga Kosova asistoi në golin e parë dhe të tretë.
Media prestigjioze zvicerane “Blick” si zakonisht vlerëson lojtarët me nota nga 1 (minimalja) dhe 6 (maksimalja).
Simeone: I kërkova Suarezit ta pyesë Messin nëse donte të vinte në AtleticoLexoni edhe:
Shaqiri vlerësohet me notë 5 sikurse edhe Embolo, Gavranoviq, Steffen e Schar.
Notat e lojtarëve sipas “Blick”: Yann Sommer 4, Silvan Widmer 4, Fabian Schar 5, Nico Elvedi 4, Ricardo Rodriguez 4, Renato Steffen 5, Remo Freuler 4, Djibril Sow 4, Xherdan Shaqiri 5, Steven Zuber 4, Breel Embolo 5, Ulisses Farcia 4, Christian Fassnacht 4, Ruben Vargas 4, Mario Gavranoviq 5.
Italia kryeson me 14 pikë sa ka edhe Zvicra në vend të dytë në Grupin C të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
(Kosova Sot Online )