
Lexoni edhe:
Vendoset sërish barrikadë në veri
Federata e Futbollit e Kosovës mund ta emërojë trajnerin e ri të ekipit kombëtar në ditët në vijim,pasi e shkarkoi trajnerin e deritanishëm Bernard Challandes. Presidenti i FFK-së ka thënë se Kosova është në kërkim të një trajneri të ri tani pasi i ndau rrugët me Challandesin të martën në një konferencë për media.
Shefi i futbollit kosovar nuk ka dashur të japë hollësi rreth asaj se kush do të jetë trajneri i ri, por besohet se ka kohë që federata është në kërkim të një trajneri të ri.
Vendoset sërish barrikadë në veriLexoni edhe:
Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.
Në 28 ndeshje zyrtare me Kosovën, Challandes i arriti 9 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje
Kosova i ka humbur pesë prej shtatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, duke e arritur vetëm një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e tjera.
Jo vetëm që i humbi shanset për kualifikim qysh herët, por Kosova tani rrezikon ta mbyllë grupin në vendin e fundit, ku edhe gjendet, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në mbylljen e fushatës kualifikuese për Katar.
70-vjeçri ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së dhe legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri.
Challandes ishte trajneri i dytë në historinë e ekipit kombëtar të Kosovës, pas Albert Bunjakit, që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA më 2016.
(Kosova Sot Online )