Kush e ka fituar Champions Leaguen si lojtar dhe trajner?

  • 15 October 2021 - 09:29
Kush e ka fituar Champions Leaguen si lojtar dhe trajner?

Champions League është trofeu më prestigjioz sot për sot që ëndërrojnë ta fitojnë shumë futbollistë, e shumë trajnerë.

Por, edhe pse të paktë, ka nga ata që ia kanë dal ta fitojnë edhe si futbollist edhe si trajner, derisa ka legjenda që nuk e kanë fituar kurrë, si Ronaldo Nazario apo Zlatan Ibrahimovic.

Më poshtë janë emrat e legjendave që ia kanë dal ta fitojnë edhe si trajner edhe si futbollist.

Miguel Munoz
Si lojtar : Real Madrid në 1956, 1957 dhe 1958
Si trajner : Real Madrid në 1960  dhe 1966

Giovanni Trapattoni
Si lojtar: AC Milan në 1963 dhe 1969
Si trajner: Juventus në 1985

Johan Cruyff
Si lojtar: Ajax në 1971, 1972 dhe 1973
Si trajner: Barcelona në 1992

Carlo Ancelotti
Si lojtar: AC Milan në 1989 dhe 1990
Si trajner: AC Milan në 2003 dhe 2007; Real Madrid në 2014

Frank Rijkaard
Si lojtar: AC Milan në 1989 dhe 1990; Ajax në 1995
Si trajner: Barcelona në 2006

Josep Guardiola
Si lojtar: Barcelona në 1992
Si trajner: Barcelona në 2009 dhe 2011

Zinédine Zidane
Si lojtar: Real Madrid në 2002
Si trajner: Real Madrid në 2016, 2017 dhe 2018.

(Kosova Sot Online )