Lexoni edhe:
Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?
Federata e Futbollit të Kosovës është vënë në kërkim të trajnerit të ri pasi u nda me Bernard Challandesin. Në dy ditët e fundit kanë qarkulluar emra të shumtë të mundshëm për ta marrë në dorë ekipin kombëtar.
E i fundit që i është shtuar listës është Alex Frei.
Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?Lexoni edhe:
Mediumi i njohur zviceran “Blick” në versionin e tij online shkruan se ish-futbollisti i njohur zviceran mund të emërohet selektor i ri i Kosovës.
Legjenda e Baselit dhe e Kombëtares së Zvicrës aktualisht e drejton ekipin FC Wil në Challenge League të shtetit helvetik.
Gjithnjë sipas mediumit zviceran, edhe Martin Andermatt është një tjetër kandidat, përcjell “Gazeta Express”.
59 vjeçari e ka marrë vendin e Murat Yakin në FC Schaffhausen në mes të muajit shtator.
Gjithashtu, kandidatë të tjerë janë edhe britaniku John Gregory dhe slloveni Primoz Gliha.
Po ashtu, kanë qarkulluar edhe emrat e trajnerëve si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi e Walter Zenga.
(Kosova Sot Online )