Lexoni edhe:
Kandidatë për kryetar komunash, servil të dëgjueshëm e të paditur të liderëve të partive politike!
Armando Broja ka hyrë këtë të shtunë në librat e historisë së klubit të Southampton, por edhe të futbollit shqiptar. Sulmuesi i Shqipërisë, me golin e shënuar ndaj Leeds, është bërë shqiptari i parë që shënon në elitën e futbollit në këtë vend.
Një arritje e shkëlqyer për djaloshin i cili po tregon që në moshë shumë të re se ka gjithçka që duhet për të bërë mirë në një nga kampionatet më të bukura e më të forta në botë.
Ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me urime dhe postime për të, edhe vetë Premier Liga i është shtuar atyre që kanë kujtuar arritjen e djaloshit shqiptar.
“Goli që fitoi ndeshjen për Sauthempton nga Armando Broja, ishte goli i parë i shënuar nga një futbollist shqiptar në Premier Ligë”, theksonte ajo arritjen e këtij djaloshi i cili po shkruan që në moshë të re emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar.
(Kosova Sot Online )