Agjenti i Salah shkon në Liverpool, bisedohet për rinovimin e kontratës që do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar në Premierligë

  • 17 October 2021 - 10:43
Agjenti i Salah shkon në Liverpool, bisedohet për rinovimin e kontratës që do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar në Premierligë

Agjenti i Mohamed Salah, Ramy Abbas Issa ka fluturuar në Angli të shtunën pasdite, duke nxitur spekulimet për bisedime të mëtejshme mbi një marrëveshje të re prej 500 mijë funtesh në javë për ‘mbretin egjiptian’.

Abbas me qendër në Dubai shikoi fitoren 5-0 të Liverpoolit dnaj Watford, ndërsa Salah krijoi një tjetër gol të shkëlqyer individual për të barazuar rekordin e ish-sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, si lojtari afrikan me më së shumti gola në historinë e Ligës Premier, me 104 gola.

29-vjeçari Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe Abbas së bashku me sulmuesin egjiptian besojnë se Liverpooli duhet të përgjigjet me një kontratë të re e cila e njeh faktin.

Sipas mediumit Mirror Football, kjo do të thotë të dalësh me një marrëveshje të re rreth 500 mijë funtesh në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Anfield.

Por, deri më tani të dyja palët janë shumë larg pas bisedimeve fillestare, pavarësisht se marrëveshja aktuale e Salah ka rreth 20 muaj për të skaduar.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një tifoz i madh i Salah, teksa pas fitores ndaj Watfordit foli fjalë të mëdha për ta.

Klopp deklaroi se Salah momentalisht është lojtari më i mirë në botë, para emrave si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ndryshe, egjiptiani momentalisht fiton 200 mijë funte në javë, ndërsa Ronaldo është më i paguari në Ligën Premier me pagë javore prej 510 mijë funtesh.

(Kosova Sot Online  )