
Lexoni edhe:
Foton e tij e mban edhe në kuletë e telefon, ky është fansi më i madh i Ibrahim Rugovës
Sulmuesi Sergio Aguero shijoi minutat e tij të para me fanellën e Barcelona. Ai debutoi zyrtarisht mbrëmë, në fitoren 3-1 kundër Valencia. Argjentinasi theksoi: “Jam shumë i lumtur për debutimin. Mezi e prisja këtë moment, por fitorja ishte gjëja më e rëndësishme”. Argjentinasi pranoi se u befasua nga tifozët: “Më kanë emocionuar, ka qenë e pabesueshme të dëgjoja tifozët që këndonin në kor ‘Kun, Kun’. Unë do të duhet të mësohem me atë këngë. Shpresoj që tifozët të kënaqen me lojën time”.
Foton e tij e mban edhe në kuletë e telefon, ky është fansi më i madh i Ibrahim RugovësLexoni edhe:
Sulmuesit veteran iu desh të priste disa muaj para se të debutonte. Për këtë pjesë, argjentinasi shtoi: “Ka shumë më tepër vuajtje jashtë fushe. Edhe unë doja të isha atje, me shokët e skuadrës, por dëmtimi kërkonte durim. Ekipit i duhej pushimi për të fituar besimin dhe kjo frymë u vu re sonte”.
Së fundi, ai nënvizoi: “Ansu është një lojtar mjaft i ri dhe ka shumë për të provuar. Unë jam shumë i lumtur, sepse e kemi atë këtu dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Ne duhet ta ndihmojmë që të vazhdojë të tregojë talentin që ka”.
(Kosova Sot Online )