Lexoni edhe:
I tmerrshëm, njëri ndër nokautet më të frikshme në histori të MMA-së shkon për Tywan Claxton
Disfata ndaj Totenhemi ka shkaktuar pakënaqësi në skuadrën e Newcastle, pasi të gjithë lojtarët janë të pakënaqur me teknikun Stiv Brus.
Ky i fundit është drejt largimit, por se kur do ta vendosë vetëm familja mbretërore e cila aktualisht e ka lënë në krye të klubit. Pas disfatës, në tunelin e dhomave të zhveshjes ka pasur një kontakt fizik midis kapitenit Xhamal Laskel dhe shokut të skuadrës Isak Hajden. Dyshja ka shkëmbyer disa goditje, për tu ndarë më pas nga pjesa tjetër e skuadrës.
E gjithë kjo situatë ka ardhur pas pakënaqësive të lojtarëve për skemat e përdorur nga trajneri Brus. Pritet që sheikët të marrin në dorë situatën pasi nuk duan të prishet euforia e tifozëve që pas zbarkimit të tyre në Premier Ligë.
(Kosova Sot Online )