
Lexoni edhe:
Derbi gjerman për Pepin
Komiteti Olimpik i Kosovës ka pritur me shqetësim të madh fyerjet anti-shqiptare të tifozëve serb në Banjallukë të Bosnjë e Hercegovinës, ku skuadra jonë e hendbollit, Besa Famgas, u takua me Borcin, në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane të hendbollit.
Tifozët e Borcit fyen lojtarët tanë në baza të ulta nacionaliste si: “Vritni, vritni shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, “Vritni, që shqiptarët mos të ekzistojnë”, etj. KOK dënon ashpër thirrjet e tilla, të cilat nxisin dhunë dhe urrejtje nacionaliste, e të cilat më së paku duhet të gjejnë vend në arenat sportive.
Derbi gjerman për PepinLexoni edhe:
KOK, njëherit kërkon nga organet përkatëse të Federatës Evropiane të Hendbollit, të marrin masa ndaj klubit të Borcit, në mënyrë që nxitësit e dhunës të marrin dënimin e merituar. Po ashtu, përgëzojmë profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur nga lojtarët e klubit Besa Famgas nga Peja, të cilët nuk ranë pre e provokimeve të huliganëve serb, ndërsa i inkurajon që në ndeshjen e kthimit që luhet në fundjavë në Pejë, t’iu japim shembull të mikpritjes dhe kulturës sportive.
(Kosova Sot Online )