Lexoni edhe:
Moti i keq në Angli, makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema
Mbrëmje magjike për Stephen Curry-n në NBA, me 33-vjeçarin që pas “tripple-double”-it ndaj Lakers, është shfaqur protagonist edhe në suksesin e Golden State Warriors ndaj pjesës tjetër të Los Angeles, Clippers-ave.
Në një mbrëmje fantastike në “Chase Center” të San Franciscos, Warriors e nisën vrullshëm ndeshjen, duke mbyllur fraksionin e parë me shifrat 44-27, megjithatë pjesa e dytë dhe e tretë folën për miqtë nga Kalifornia, që triumfuan 22-40 dhe 24-26.
Moti i keq në Angli, makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pemaLexoni edhe:
Në fraksionin e fundit, në skenë doli sërish Stephan Curry, që me një ndeshje spektakolare, ndihmoi Golden State të fitojë 25-20 dhe të gjithë takimin me rezultatin e ngushtë 115-113.
Ylli 33-vjeçar i Warriors e mbylli ndeshjen me shifra fantastike, pasi arriti të shënojë plot 45 pikë, të rikuperojë 10 topa në tabelë e të japë një asist, ndërsa te Clippers Paul George u ndal në shifrën e 29 pikëve dhe 11 rikuperimeve.
Humbje e bujshme për kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks, të cilët pësuan një disfatë të rëndë në përballjen me Miami Heat, që dominoi ndjeshëm dhe në fund triumfoi me shifrat 137-95.
Vendasit e nisën vrullshëm ndeshjen dhe që në fraksionin e parë vunë një diferencë prej 23 pikësh, të cilën vetëm sa e thelluan në vijim, falë edhe një ndeshjeje mjaft të mirë të emrave si Herro, Butler e Adebayo.
Fitore bindëse mori edhe Atlanta Hawks përballë Dallas Mavericks, me shifrat 113-87. Në “State Farm Arena” vendasit morën kontrollin e lojës që në fillim por mbyllën llogaritë e ndeshjes në fraksionin e tretë, të cilin e fituan me 15 pikë diferencë dhe shuan shpresat e miqve për një përmbysje të mundshme.
(Kosova Sot Online )