![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Haaland e do rrogën prej 35 milionë eurosh në vit
![Haaland e do rrogën prej 35 milionë eurosh në vit](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/12/auto_Halandd-600x3601607777617.jpg)
Sulmuesi norvegjez e ka caktuar kërkesën e tij të rrogës vjetore për klubin ku do të transferohej verën e ardhshme nga Borussia Dortmundi
Erling Haaland e ka vendosur tashmë shumën e rrogës vjetore që e do në klubin e ri.
Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë verës së ardhshme.
Dhe, 22 vjeçari e ka të qartë kërkesën e tij për klubin e ri.
Mediumi “ESPN” raporton se përfaqësuesi norvegjez e do rrogën vjetore prej 35 milionë eurosh.
Manchester United, Real Madrid, Chelsea, Manchester City e Bayern Munich kanë shprehur interesim për futbollistin.
Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë.
Ai ka statistika të jashtëzakonshme në tre sezonet e fundit.
(Kosova Sot Online)