Dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë
Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Fillimisht nga ora 13:00, Drenica e pret Dukagjinin.
Drenicasit synojnë fitore për të mbajtur hapin me skuadrat e tjera që po luftojnë për titull. Në anën tjetër, Dukagjini i kërkon tri pikët për t’iu larguar tri vendeve të fundit në tabelë.
Dueli tjetër dhe derbi kryesor i kësaj jave luhet në Suharekë, atje ku Ballkani do të jetë nikoqir i kampiones aktuale, Prishtinës.
Me fitore eventuale, Ballkani do të rikthehej në krye të renditjes tabelare, kurse Prishtina me tri pikë nga ky takim do të hynte seriozisht në garë për titull.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës fillon nga ora 13:30.
(Kosova Sot Online)