Pamje ekskluzive: Gol i jashtëzakonshëm me gërshërë jashtë zonës së 16-metërshit

  • S.A /
  • 28 October 2021 - 11:21
Pamje ekskluzive: Gol i jashtëzakonshëm me gërshërë jashtë zonës së 16-metërshit

Dairon Asprilla e ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm me gërshërë jashtë zonës së 16-metërshit në takimin e MLS-së mes Portland Timbers dhe San Jose Earthquakes të mërkurën mbrëma.

Timbers u ngjit në vendin e katërt në tabelën e Konferencës Perëndimore pas fitores 2:0 në shtëpi, falë golave nga Diego Chara dhe Asprilla.

Goli mahnitës i Asprillas në pjesën e dytë do të jetë favorit për golin më të mirë të sezonit pa dyshim.

Sulmuesi 29-vjeçar është në mesin e golashënuesve më të mirë në MLS me 10 gola në 32 ndeshje.

Asprilla e shfrytëzoi një gabim trashanik të portierit JT Marcinkoëski, të cili i rrëshqiti topi nga dora dhe përfundoi jashtë zonës, ku Asprilla i kthyer me shpinë kah porta e ndali atë dhe shënoi në mënyrë akrobatike.

(Kosova Sot Online )