Barcelona e nis sot epokën post-Koeman, përballet me Alavesin

  • 30 October 2021 - 10:57
Barcelona e nis sot epokën post-Koeman, përballet me Alavesin

Barcelona sot e nis epokën post-Koeman, teksa përballet me Alaves në “Camp Nou” në kuadër të javës së 12-të në La Liga. Barcelona nuk guxon të gabojë më pasi gjendet shumë larg në tabelë në vendin e nëntë me 15 pikë, nëntë më pak se lideri, Real Sociedad. Në anën tjetër, Alaves gjendet në vendin e 16-të me nëntë pikë gjithsej.

Për katalonasit kjo do të jetë ndeshja e parë pa Ronald Koeman si trajner, i cili u shkarkua pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos. Trajner i përkohshëm i Barcelonës është emëruar Sergi Barjuan.

(Kosova Sot Online )