Lexoni edhe:
Pamje: Të pakënaqur me referimin, tifozët e shkatërrojnë VAR-in
Tottenhami është bërë me trajner të ri. Klubi anglez e ka zyrtarizuar pak minuta më parë trajnerin Antonio Conte, i cili do t’i prijë tash e tutje ekipit të Premierligës. Ish-trajneri i Juventusit, Chelseat e Interit do ta pasojë të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.
Pamje: Të pakënaqur me referimin, tifozët e shkatërrojnë VAR-inLexoni edhe:
Trajneri i trofeshëm ka nënshkruar kontratë për 18 muaj dhe do të jetë në krye të Spurs deri në verën e vitit 2023. Gjithashtu, në opsion është edhe vazhdimi i kontratës. Me Conten, Tottenhami e synon këndelljen pasi e nisi dobët sezonin aktual. Trajneri italian do t’i ketë në dispozicion afro 180 milionë euro për përforcime.
(Kosova Sot Online )