
Lexoni edhe:
Pas denoncimit dhe fillimit të hetimit për mega skandalin e Ndërmarrjes Publike Banesore të hapen një nga një dosjet e lidhjes kriminale të Shpend Ahmetit me mafien e ndërtimeve
Sergio Ramos nuk po mendon të largohet nga Paris Saint-Germaini, pavarësisht lëndimit të gjatë që ia ka pamundësuar të debutojë për klubin e ri, sipas vëllait dhe menaxherit të tij, Rene.
Ramos ende nuk e ka zhvilluar asnjë minutë futboll për liderin e Ligue 1 që prej se iu bashkua atij nga Real Madridi në verë, për shkak të një telashe të vazhdueshme me pulpën e këmbës.
Telashet e tij fizike nxitën thashetheme së fundmi se mbrojtësi spanjoll mund të pajtohet me klubin për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes.
Por Rene i ka hedhur poshtë këto thashetheme në një intervistë për El Mundo.
“Sergio Ramos nuk e ka ndërmend të pensionohet apo ta prishë kontratën”, tha Rene.
Ai shtoi: “Nuk ka dyshim për Sergion. Ky është një telash fizik, ai do të luajë kur të mundet”.
Sipas një njoftimi të PSG-së, Ramosi do t’i rifillojë stërvitjet javën e ardhshme.
Nëse ai mund të stërvitë pa telashe, atëherë debutimin e shumëpritur mund ta bëjë më 20 nëntor, menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve.
(Kosova Sot Online )