![](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/10/200x200_Vjosa-Osmani-nuova-presidente-del-Kosovo1636532846.jpg)
Lexoni edhe:
Presidentja Osmani betohet për sundimin e ligjit, me reformën në drejtësi dhe ligjin Vetting, korrupsioni i përket të shkuarës!
Redaktori i revistës franceze France Football, Pascal Ferre, i ka quajtur broçkulla thashethemet se Lionel Messi është njoftuar tashmë se ka fituar Topin e Artë 2021.
Topi i Artë nuk u nda vitin e kaluar, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në kalendarin sportiv, por çmimi më prestigjioz individual do të ndahet më 29 nëntor. Sulmuesi i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain Messi shihet si favoriti kryesor dhe së fundmi disa mediume të ndryshme botërore sugjeruan se ai është zgjedhur si fitues tashmë.
Por France Football, e cila e ndan këtë çmim, ka këmbëngulur se fituesi nuk është përcaktuar ende.
Ferre ka thënë për gazetën gjermane Bild se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Ne i kemi parë shumë broçkulla në 10 ditët e fundit. Mashtrim i madh”, tha Ferre.
(Kosova Sot Online )